E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 22:04

Lajmet

Serbët kërcënojnë me mospagesë të doganave

Kufiri Kosovë-SerbiKufiri Kosovë-Serbi
x
Kufiri Kosovë-Serbi
Kufiri Kosovë-Serbi
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin tha se nga serbët e Kosovës asnjëherë nuk do të kërkohet që të paguajnë dogana, po që se ato para do të derdhen ne buxhetin kosovar.

Ai ka thënë se Prishtina me deklaratat se mjetet do të shkojnë në buxhet, po përpiqet që të bëjë gjithçka për ta pamundësuar realizimin e marrëveshjes.

“Po që se edhe një dinar i mbledhur në pikëkalimet administrative derdhet në buxhetin e Kosovës, atëherë as unë, e as qeveria, as që do të mendonim të kërkojmë ngha serbët që të marrin pjesë në këtë marrëveshje”, tha Vulin.

Një ditë më parë, kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi ka potencuar se “të gjitha të ardhurat nga doganat, akcizat dhe TVSH-ja në pikat 1 dhe 31 do të mblidhen sipas ligjeve të Kosovës dhe do të derdhen në thesarin e shtetit”.

Ai ka theksuar se “në ndërkohë, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë do të hapë një llogari bankare në një nga bankat komerciale në Prishtinë, ku do të menaxhohen mjetet nga pika 1 dhe 31”.