Ndërlidhjet

EULEX kërkon qasje të lirë në Portat në veri


Mitrovicë
Mitrovicë
Serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në Jarinë dhe Bërnjak.

Policia e Kosovës njofton se bllokimi është bërë për t’i penguar doganierët dhe policinë kufitare të Kosovës që të shkojnë në vendkalimet kufitare në veri, përmes rrugëve tokësore.

Deri tash, ata janë bartur me helikopterë.

Ndërkohë, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq, i tha Radios Evropa e Lirë se policia e këtij misioni po i kryen detyrat normale në dy portat në veri, si dhe më gjerë në rajon.

“Sa i përket këtij konvoji në veçanti, ne thejsht po ndihmojmë për të mbështetur marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit sa i përket Portave, që përfshin qasjen e papenguar në Porta, edhe në rrugë tokësore. Ne iu bëjmë thirje të gjitha palëve që të respektojnë këtë marrëveshje dhe ta mbështesin EULEX-in, që të kryejë mandaitn e vet", tha ajo.

Përfaqësuesit e serbëve thonë se kjo është metodë demokratike e protestës kundër vendosjes së doganave dhe pushtetit të institucioneve të Kosovës në veri.
XS
SM
MD
LG