Ndërlidhjet

OKB: Hetime për vrasjet me aeroplanë pa ekuipazh


Pamje e një modeli evropian të aeroplanit luftarak pa ekuipazh
Pamje e një modeli evropian të aeroplanit luftarak pa ekuipazh
Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emerson, e ka filluar një hetim lidhur me fektet e sulmeve ajrore dhe për format e tjera të vrasjeve të qëllimshme të civilëve.

Duke folur sot në Londër, Emerson u tha gazetarëve se rritja fenomenale e teknologjisë së aeroplanëve pa ekuipazh, kërkon kornizë përkatëse juridike.

Ai tha se kërkohet “përgjegjësi dhe riparim kur gjërat shkojnë shumë keq”.

Në hetimin e tij do të përfshihen 25 sulme me aeroplanë pa ekuipazh në Pakistan, Jemen, Afganistan, në territoret palestineze dhe në Somali.

Sulmet e këtilla ishin kundërthënëse gjatë disa viteve të kaluara.

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se ato janë një armë efektive kundër liderëve terroristë.

Por, kritikët i fajësojnë ato për vrasjen e civilëve.
XS
SM
MD
LG