Ndërlidhjet

Shtetet perëndimore kërkojnë largimin e shtetasve nga Bengazi


Pamje e Konsullatës së mbyllur amerikane në Bengazi të Libisë, pas sulmit më 11 Shtator 2012
Pamje e Konsullatës së mbyllur amerikane në Bengazi të Libisë, pas sulmit më 11 Shtator 2012
Britania, Gjermania dhe Holanda, u kanë tërhequr vërejtjen shtetasve të tyre, që menjëherë të largohen nga qyteti Bengazi, në lindje të Libisë, për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar kundër perëndimorëve.

Ministrat e jashtëm të këtyre tri vende, që sot e kanë publikuar këtë kërkesë, nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë kërcënim.

Disa vende, për disa muaj të tërë, e veçanërisht pas sulmit më 11 Shtator 2012, kundër Konsullatës amerikane, me ç’rast u vra ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë, u kishin tërhequr vërejtjen shtetasve të tyre që të mos udhëtojnë në Bengazi.

Shqetësimet lidhur me mundësinë e sulmeve kundër personave të jashtëm në Afrikën Veriore, janë shtuar pas intervenimit të Francës kundër kryengritësve islamikë në Mali dhe për shkak të sulmit të militantëve ndaj një kapaciteti të gazit në Algjeri, me ç’rast u vranë 37 punëtorë të jashtëm.

Duke u bazuar në alarmin nga Britania, kompania Air Malta i ka anuluar fluturimet e saj në Bengazi për ditën e sotme.
XS
SM
MD
LG