E mërkurë, shtator 17, 2014 Kosova 19:34

Lajmet

Kerry: Të avancohet politika e jashtme

John Kerry gjatë dëshmisë në një komitet të Senatit amerikanJohn Kerry gjatë dëshmisë në një komitet të Senatit amerikan
x
John Kerry gjatë dëshmisë në një komitet të Senatit amerikan
John Kerry gjatë dëshmisë në një komitet të Senatit amerikan
Senatori amerikan, John Kerry, i nominuari i presidentit Barack Obama, për sekretar të ardhshëm të shtetit, ka premtuar se nëse Senati e konfirmon në këtë post, do të ketë avancim të politikës së jashtme që “nuk është e definuar vetëm nga aeroplanët pa ekuipazh dhe vendosjet”.

Në paraqitjen e tij para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, ai është shprehur se shpreson se kontesti me Iranin, lidhur me programin e tij atomik, mund të zgjidhet nëpërmjet diplomacisë, por ka tërhequr vërejtjen se politika e Shteteve të Bashkuara është “parandalim” e jo “kufizim”.

Zoti Kerry ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet ta rregullojnë sistemin financiar për ta mbajtur rolin e liderit në mbarë botën.

Ai ka premtuar udhëheqje në transformimet në botën arabe dhe tha se shpreson t’i zgjidhë tensionet me Rusinë.

Pritet që Kerry ta fitoj lehtë mbështetjen nga ky komitet, të cilin e ka udhëhequr për katër vite, dhe konfirmimin në përbërjen e plotë të Senatit të Shteteve të Bashkuara.