E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 08:17

Lajmet

Tehrani insiston që bisedimet për programin bëthamor të fillojnë në janar

Foto - ArkivFoto - Arkiv
x
Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Irani ka fajësuar fuqitë botërore se janë duke i shtyrë bisedimet për programin e tij bërthamor që janë përcaktuar të mbahën gjatë muajit janar dhe shkurt.

Mediat iraniane kanë cituar zëvendës shefen e politikës së jashtme të BE-së Helga Schmid e cila ka thënë se se fuqitë botërore dhe Teherani “nuk janë të gatshëm për të mbajtur negociatat në muajin janar”.

Bëhet e ditur se zëvendës negociatori iranian për bisedime, Ali Bagheri ka kërkuar nga palët që të “qëndrojnë prapa porpozimit që bisedimet të mbahen gjatë muajit janar”.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Iranit, për muaj të tërë kanë diskutuar në lidhje me caktimin e raundit të ri të bisedimeve me anë të cilave synohet ta bindin Iranin që të ndalojë aktivitetet bërthamore, pasi që shtetet perëndimore dyshojnë se ky vend ka për qëllim të prodhojë bomba bërthamore.

Ndërkohë, zyrtarë të BE-së kanë thënë se Irani është duke e zvarritur caktimin e datës dhe lokacionit për fillimin e këtyre bisedimeve.