E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 20:28

Lajmet

Velayati: Sulmi ndaj Sirisë është sulm edhe ndaj Iranit

Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem të Iranit
Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem të Iranit
x
Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem të Iranit
Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem të Iranit
Një zyrtar i lartë iranian ka thënë se vendi i tij vlerëson se çdo sulm i mundshëm ndaj Sirisë llogaritet edhe si sulm ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr ka cituar Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, të ketë thënë se regjimi i Sirisë luan një “rol kyç në rajon për promovimin e politikave të rezistencës”.

Tehrani e sheh Damaskun si pjesë të një opozite kundër Izraelit dhe ndikimit të perëndimit në Lindje të Mesme.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri, Irani vazhdimisht i ka dhënë mbështetje Presidentit të Sirisë Bashar al-Asad.