E dielë, maj 24, 2015 Kosova 15:13

Lajmet

Japonia lanson në orbitë 2 satelitë vëzhgues

Foto IlustrativeFoto Ilustrative
x
Foto Ilustrative
Foto Ilustrative
Japonia ka nisur me sukses dy satelitë vëzhgues në orbitë, thonë zyrtarët e këtij shteti.
Lansimi i së dielës ka shkuar ashtu siç pritej.

Këta satelitë do të rrisin kapacitetet e satelitëve inteligjent të Japonisë në kohën kur janë rritur tensionet me Korenë e Veriut lidhur armët bërthamore dhe programet raketore.

Njëri nga satelitët ka të integruar një radar i cili do të jetë në gjendje të sigurojë pamje e edhe përtej reve.

Udhëheqja e Koresë së Veriut tha se javën e kaluar vendi do të kryejë një tjetër provë bërthamore dhe nisjen e mëtejshme të raketave, por megjithë, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e aprovuar pak kohë më parë, ndalon këto aktivitete nga ana e këtij shteti.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.