Ndërlidhjet

Vazhdon punimet Kongresi i PDK-së


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Në Prishtinë sot vazhdon punimet Kongresi Zgjedhor i Partisë Demokratike.

Në agjendë për ditën e sotme është zgjedhja e kryetarit dhe e udhëheqjes së re të partisë.
Kryetari aktual, Hashim Thaçi, nuk ka kundër-kandidat në garën për kryetar.

Kongresi ka hapur punimet të shtunën, pa pjesëmarrjen e disa prej figurave kryesore të partisë – në mesin e tyre nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në burg, dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, i cili ka akuzuar Thaçin për ngulfatje të shtetit dhe të partisë.
XS
SM
MD
LG