E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 09:16

Lajmet

Medvedev fajëson njësoj qeverinë dhe kryengritësit sirian

Kryeministri i Rusisë, Vladimir PutinKryeministri i Rusisë, Vladimir Putin
x
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin
Kyreministri i Rusisë Dmitry Medvedev ka thënë se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka bërë një gabim “fundamental, ose fatal” duke mos i zbatuar reformat politike për tu tërhequr më shpejtë në opozitë.

Në një intervistë të gjatë në CNN, Medvedev theksoi se populli sirian duhet përfundimisht të vendosë për fatin e Asadit.

Ai ka fajësuar në mënyrë të barabartë qeverinë dhe kryengritësit për luftimet në Siri, pasi që sipas tij, “opozita atje ka elemente të radikalizmit islamik”.

Medvedev tha gjithashtu se ai nuk ka kërkuar një mandat të dytë si president për shkak se ai nuk dëshiron të krijojë një ndarje brenda "forcës politike", të përfaqësuar nga ai dhe presidenti Vladimir Putin.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.