E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 06:02

Lajmet

Kryeministri britanik kërkon nga qytetarët e tij të largohen nga Somalia

David Cameron, kryeministër i Britanisë së MadheDavid Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe
x
David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe
David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe
Kyrministri britanik u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që menjëherë të lënë Somalinë pasi që në enklavën separatiste të Somaliland-it paraqitet një kërcënim i qartë për të huajt.

Zyra për marrëdhënie me jashtë, ka lëshuar një deklaratë të dielën ku thuhet, “Ne jemi të vetëdijshëm se eksziston një kërcënim i veçantë për perëndimorët në Somali, dhe kërkojmë nga shtetasit britanikë të cilët vazhdojnë të qëndrojnë atje kundër këshillës tonë që të largohen menjëherë”.

Në këtë deklaratë nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me natyrën e këcënimit, por theksohet se, “ kidnapimet për dobi politike apo financiare të motivuara nga terrorizmi kriminal” paraqesin rrezik në të gjithë vendin.

Ky vendim vjen një ditë pasi që, qeveritë perëndimore u kërkuan shtetasve të tyre që të largohen nga qyteti libian Bengazi i cili cilësohet si një vend që paraqet kërcënim të pashmangshëm për perëndimorët.