Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia nuk ka pretendim territorial ndaj Maqedonisë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku sot është paraparë të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Vizitën në Shkup, Daçiq e ka filluar mbrëmë me pjesmarrjen në shënimin e ditës së komunitetit serb në Maqedoni, të njohur si dita e Shën Savës.

Ai në fjalimin e mbajtur me këtë rast tha se Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj fqiut jugor të saj.

“Ne jo vetëm që nuk kemi pretendime territoriale, por ne do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë të maqedonasve dhe të Maqedonisë”, ka deklaruar Daçiq.

Kryeministri Nikolla Gruevski, i pranishëm në shënimin e ditës së serbëve në Maqedoni, tha se qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar për integrimin e serbëve në shoqërinë maqedonase dhe avancimin e të drejtave të tyre. Në takimin e sotëm mes Gruevskit dhe Daçiqit, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, procesin e integrimit evroatlantik dhe për aspektet e sigurisë në kontekst të zhvillimve të fundit në Luginën e Preshevës.
XS
SM
MD
LG