Ndërlidhjet

Mali: Rrebelët kanë djegur bibliotekën e dorëshkrimeve në Timbuktu


Mali -- Trupat ushtarake të Malit në Timbuktu
Mali -- Trupat ushtarake të Malit në Timbuktu
Kryetari i bashkisë së Timbuktu (qytet në Mali), thotë se rebelët islamikë gjatë largimit nga qyteti kanë djegur një bibliotekë në të cilën ndodhej një koleksion i dorëshkrimeve të lashta.

Kryebashkiaku Ousmane Halle-Cisse, tha se rebelët kanë djegur institutin Baba Ahmed katër ditë më parë.

Ai e ka quajtur këtë veprim si “katastrofal” dhe ka thënë se janë shkatërruar “mijëra” tekste që kanë të bëjnë me kulturën, shkencën dhe gjeografinë të cilat ishin të vendosura në bibliotekën e cila është financuar nga Afrika Jugore.

Trupat franceze kanë bërë të ditur të hënën se kanë marrë në kontrollë aeroportin e Timbuktut dhe se tani më kanë qasje në rrugët kryesore të qytetit.

Koloneli Thierry Burkhard tha se forcat e Malit do të shkojnë në ish-bastionin e ekstremistëve të Al-Kaedës dhe se qëllimi i tyre është shmangja e luftës në qytet që janë nën mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-së.

Avancimi në Timbuktu, vije një ditë pasi që trupat tokësore të Francës dhe Malit, kishin çliruar qytetin perëndimor të Gao-s.
XS
SM
MD
LG