E premte, korrik 25, 2014 Kosova 05:38

Lajmet

Daçiq: Deklaratat e papërmbajtshme, ndikojnë në dialogun Prishtinë-Beograd

Maqedoni - Viziata e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në MaqedoniMaqedoni - Viziata e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Maqedoni
x
Maqedoni - Viziata e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Maqedoni
Maqedoni - Viziata e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Maqedoni
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq gjatë vizitës së tij në Maqedoni ka thënë se zyrtarë të këtij shteti duhet të jenë të përmbajtur kur është fjala për Kosovën, për sa kohë vazhdon dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Daçiq ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët tjerë në Serbi dhe se, sipas tij, largimi i lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Gjatë konferencës me gazetarë të mbajtur pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i pyetur lidhur me komentin e krytarit të partisë, Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti se vizita e kryeministrit serb në Shkup nuk është në kohën e duhur pas largimit të lapidarit në Preshevë, Daçiq ka thënë: “ Përse këto parti e promovojnë vetën, çfarë lidhje ka kjo kur unë mund të bisedoj për këtë çështje edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin”.

Daçiq ka thënë se Serbia nuk është “banana republikë” dhe se ka ligje të cilat duhet të respektohen duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës.