Ndërlidhjet

Tahiri lobon për Kosovën në Etiopi


Edita Tahiri, Zëvendëskryeministre e Kosovës
Edita Tahiri, Zëvendëskryeministre e Kosovës
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka zhvilluar një vizitë pune në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, ku aktualisht është duke u mbajtur Samiti i Unionit Afrikan.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i kësaj vizite është lobimi për shtimin e njohjeve të Republikës së Kosovës nga ana e vendeve anëtare të Unionit Afrikan.

Mësohet se zonja Tahiri ka pasur disa takime me kryesues të delegacioneve të vendeve anëtare të Unionit Afrikan, me theks të veçantë me ato vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

"Tahiri në këto takime kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës si dëshmi e përkushtimit të tyre për njohjen e sakrificës së popullit të Kosovës për çlirim, për njohjen e vlerave të përbashkëta për liri dhe vetëvendosje dhe për shtrirjen e demokracisë, paqes dhe stabilitetit anekënd botës", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG