Ndërlidhjet

Bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Fuqitë më të mëdha botërore kanë kërkuar nga Irani që takimi për diskutim lidhur me programin bërthamor të mbahet në muajin shkurt.

Michael Mann, zëdhënës i shefës për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton, ka prezantuar të hënën në Bruksel kërkesën e këtyre shteteve.

Mann ka thënë se Irani ka refuzuar ftesën e me parshme që takimi të zhvillohet më 28 dhe 29 janar në Stamboll.

Moska zyrtare u ka bërë thirrje të hënën fuqive botërore dhe Iranit që sa më shpejtë të pajtohen për përcaktimin e një vendi ku do të zhvilloheshin bisedimet.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov ka thënë se palët “duhet të ndalojnë sjelljet e fëmijëve të vegjël”. Raundi i fundit i bisedimeve në mes të Iranit dhe pesë antëtareve të përhershme të Kështillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë, ka përfunduar në qershorin e vitit të kaluar në Moskë pa ndonjë arritje të madhe.

Teherani kishte hodhur poshtë thirrjet për të frenuar aktivitetet bërthamore të tij dhe kërkoi nga këto shtete që ti dhënë fund sanksioneve. Irani mohon se po punon për ndërtimin e një arme bërthamore, duke thënë se programi i tij bërthamor ka të bëjë vetëm me përfitimin energjisë.
XS
SM
MD
LG