Ndërlidhjet

Ojdaniq pranon krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës


Holandë - Gjenerali serb Serbian general Dragoljub Ojdaniq dënohet për krime lufte në Kosovë
Holandë - Gjenerali serb Serbian general Dragoljub Ojdaniq dënohet për krime lufte në Kosovë
Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar”, ka thënë Ojdaniq, i cili ka tërhequr apelin e tij për aktgjykimin e shkallës së parë, të shqiptuar më 26 shkurt të vitit 2009.

Më tërheqjen e apelit ndaj vendimit, i cili e ka bërë fajtor për dëbim të dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosova, Ojdaniq ka pranuar veprën e kryer, për të cilën është ngarkuar së bashku me gjashtë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë.
“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”, ka deklaruar Ojdaniq.

Ai ka shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1998 deri më 2000.
XS
SM
MD
LG