E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 19:43

Lajmet

Policët takohen me Obamën për të diskutuar për armët

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka thënë se dëshiron të takojë policët të cilët kanë përjetuar vrasjet masive të ndodhura gjithandej Shteteve të Bashkuara që ta ndihmojnë atë të bind Kongresit për ta kaluar ligjin për armët.

Obama tha se në debatin për armë nevojutet më së shumti prezenca zyrtarëve të cilët merrën me zbatimin e ligjit.

Ai tha se është në dijeni për çështjen e cila “ zgjon pasion në mbarë shtetin”, por sipas tij, Kongresi duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi policisë së vendit.

Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë ndalesën e armëve luftarake, të kufizojë kapacitetin e armëve në magazina dhe të kërkojnë kontrollë lidhur me prejardhjen e tyre.