E shtunë, gusht 30, 2014 Kosova 00:09

Lajmet

Trupat franceze dhe ato të Malit hyjnë në qytetin Timbuktu

Trupat ushtarake të Malit në përkrahje të atyre francezeTrupat ushtarake të Malit në përkrahje të atyre franceze
x
Trupat ushtarake të Malit në përkrahje të atyre franceze
Trupat ushtarake të Malit në përkrahje të atyre franceze
Ushtria e Francës bënë të ditur se turpat e tyra kanë hyrë në qytetit historik Timbuktu në veri të Malit pas marrjes në kontrollë të aeroporitit të ktij qyteti.

Zëdhënësi i ushtrisë Thierry Burkhard ka thënë të hënën se nuk ka pasur luftime në mes të ushtrisë dhe rrebelëve islamik, por sipas tij, forcat franceze dhe ato të Malit ende nuk e kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin.

Ndërkohë, Presidenti i Francës Fracois Hollande ka thënë se forcat aleate e kanë “fituar betejën”.

Lajmi për arritjen e tyre në qytet është bërë vetëm pak orë pas deklaratës së kryetarit të Timbuktu ku ka bërë të ditur se militantët islamik kanë djegur një numër të madh të dorëshkrimeve antike në një bibliotekë.

Avancimi në Timbuktu, vije një ditë pasi që trupat tokësore të Francës dhe Malit, kishin çliruar qytetin perëndimor të Gao-s.