E enjte, korrik 31, 2014 Kosova 17:33

Lajmet

Komiteti i Senatit e konfirmon Kerryn

Senatori amerikan, John KerrySenatori amerikan, John Kerry
x
Senatori amerikan, John Kerry
Senatori amerikan, John Kerry
Senatori amerikan John Kerry ka fituar mbështetjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit që të zëvednësojë sekretarën amerikane të shtetit Hillary Clinton gjatë mandatit të dytë të administratës së presidentit Barack Obama.

Ndërsa gjatëditës pritet që Kerry të marr konfimimin nga i gjithë Senati.

Senatori Kerry i cili ishte edhe kandidat për president në vitin 2004, ka mbështetjen e gjerë në Senat nga demokratët tjerë si dhe nga republikanët.

Kerry ka shërbyer për 28 vjetë në panelin për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka udhëhequr me komitetin për katër vitet e kaluara.

Ai është i dekoruar si veteran i luftës në Vietnam. Presidenti Obama gjithashtu ka nominuar senatorin republikan të Nebraska-s Chuck Hagel, që të zëvendësoj Leon Pannetta-n në postin e sekretarit të mbrojtjes si dhe këshilltarin për siguri të vendit dhe për kundër-terrorizëm John Brennan në pozitën e drejtorit të CIA-s.