E shtunë, shtator 20, 2014 Kosova 01:53

Lajmet

Francezët marrin bastionin e fundit rebel në Mali

Trupat franceze në Timbuktu të MalitTrupat franceze në Timbuktu të Malit
x
Trupat franceze në Timbuktu të Malit
Trupat franceze në Timbuktu të Malit
Trupat franceze kanë marrë kontrollin e qytetit Kidal, i cili ka qenë bastioni i fundit i rebelëve islamikë në veri të Malit.

Ushtria franceze ka thënë se trupat e saj kanë siguruar aeroportin dhe kanë hyrë në qytet, pa hasur në rezistencë.

Rebelët islamikë kanë pushtuar shumicën e pjesës veriore të Malit në muajin prill, duke pasuar grusht-shtetin në kryeqytetin Bamako.

Franca – ish-fuqi koloniale e vendit afrikan – ka nisur ofensivën ushtarake pak javë më parë, për të ndaluar islamistët nga avancimi në jug.

Trupat franceze kanë rikthyer së fundmi kontrollin e dy qyteteve kryesore në veri, Gao dhe Timbuktu.