Ndërlidhjet

Tiranë: Prokurorët kërkojnë dënime të rënda për policët


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana
Prokurorët kanë kërkuar nga një gjykatë në Tiranë për t’i dënuar rëndë dy policë të lartë, të akuzuar se i kanë qëlluar për vdekje katër njerëz gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë në Shqipëri, para dy vitesh.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata, për t’i dënuar personat Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, me nga 23 dhe 25 vjet burgim.

Polici i tretë ishte liruar nga akuzat për fshehje të dëshmisë, raporton agjencia AP nga Tirana.

Protestuesit ishin vrarë në janar të vitit 2011, gjatë një tubimi të Partisë Socialiste në opozitë, me të cilin protestohej kundër korrupsionit të dyshuar dhe vjedhjes së votave nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha.

Berisha i kishte hedhur poshtë pretendimet se e kishte autorizuar policinë për të përdorë armatim vdekjeprurës dhe e ka akuzuar opozitën për organizimin e protestës në vitin 2011, në përpjekje për ta marrë qeverisjen.
XS
SM
MD
LG