Ndërlidhjet

Raporti: Kosova përparon për një vend, Maqedonia shënon rënie


Në raportin më të ri të Reporterëve pa Kufij, për Indeksin e Lirisë së Shtypit 2013, Kosova radhitet e 85, që paraqet përparim për një vend nga raporti i fundit, ku gjendej në vendin e 86-të.

Por, rënie të madhe ka shënuar Maqedonia, e cila plasohet në vendin e 116-të, që paraqet rënie për 22 vende. Në arsyetim për Maqedoninë thuhet se “janë tërhequr në mënyrë arbitrare licencat për media dhe është përkeqësuar ambienti për gazetarë”.

Shqipëria është klasifikuar e 102-ta, ndërsa në raportin e kaluar ishte e 96-ta.

Serbia është e 63-ta, Koracia e 64, Bosnjë Hercegovina e 68-ta, ndërsa Mali i Zi radhitet në pozitën e 113, prej gjithsej 179 vendeve.

Në tri vendet e para, sikur edhe në raportin e kaluar, janë Finlanda, Holanda dhe Norvegjia, ndërsa Shtetet e Bashkara u plasuan në vendin e 32, duke shënuar ngritje për 15 vende, në krahasim me raportin e fundit të organizatës Reporterët pa Kufij, për Indeksin e Lirisë së Shtypit 2012.

Megjithqë janë analizuar shumë kritere, prej legjislacionit e deri te dhuna kundër gazetarëve, vendet demokratike përsëri janë në krye të listës për liri të shtypit.

Nga ana tjetër, edhe tri vendet e fundit i zënë vendet diktatoriale, që edhe në raportin e kaluar ishin po aty: Turkmenia, Koreja Veriore dhe Eritrea.

Rusia është plasuar në vendin e 148 për shkak të “represionit që është shtuar në përgjigjje të valës së paprecedente të protestave opozitare”.
XS
SM
MD
LG