E premte, tetor 24, 2014 Kosova 09:01

Lajmet

Merkel: Dialogu i rëndësishëm për Egjiptin

Angela Merkel dhe Muhammad Morsi Angela Merkel dhe Muhammad Morsi
x
Angela Merkel dhe Muhammad Morsi
Angela Merkel dhe Muhammad Morsi
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka bërë sot thirrje liderit të Egjiptit, që të mbetet i hapur për dialog me të gjitha forcat politike në këtë vend dhe t’i respektoj të drejtat e njeriut.

Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Egjiptit, Muhammad Morsi, i cili gjendet për vizitë në Berlin.

Sot më herët gjatë ditës, njëri nga liderët e opozitës së Egjipit, Mohamed ElBaradei, ka kërkuar bisedime urgjente ndërmjet presidentit Muhammad Morsi, grupeve islamike dhe opozitës, për shqyrtimin e krizës politike në zhvillim në këtë vend.

ElBaradei, që është lider i Frontit për Shpëtim Kombëtar, në një letër të publikuar në Internet, tha se duhet të ndërmerren masa për “ndaljen e dhunës dhe fillimin e dialogut serioz”.

Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri qytete përgjatë bregut të Kanalit të Suezit, ditën e hënë.

Ky vendim i tij u bë pasi më se 50 vetë janë vrarë gjatë ditëve të trazirave, që koinciduan me dyvjetorin e revolucionit popullor në Egjipt.

Zoti Morsi tha në Berlin se gjendja e jashtëzakonshme është e përkohshme dhe se do të “tërhiqet atëherë kur situata të stabilizohet”. Ai në Gjermani po kërkon investime të jashtme dhe synon ta bindë Evropën për pikëpamjet e tij demokartike.