E premte, gusht 01, 2014 Kosova 07:45

Lajmet

SHBA: OJQ i përgënjeshtron pohimet ruse

x
Organizata joqeveritare në Shtetet e Bashkuara, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) i ka hedhur poshtë raportet e mediave ruse se e ka zhvendosur personelin e saj nga Rusia për shkak të frikës për persekutim.

E përditshmja moskovite Kommersant ka cituar punonjës nga IRI dhe nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), që i kanë bërë këto akuza.

Por, IRI ka thënë se shkrimet në media ishin “të fryera” dhe i ka thënë Radios Evropa e Lirë se personeli nuk ishte i keqtrajtuar ose i kërcënuar.

IRI ka thënë se zhvendosjen e ka bërë në Evropën Lindore, para një muaji, pasi Moska e detyroi Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që ta përfundoj punën në Rusi.

Moska e ka akuzuar USAID-in, nga i cili IRI financohet, për përzierje në politikën ruse.

NDI i ka thënë Radios Evropa e Lirë se personeli i tij është zhvendosur përkohsisht në Lituani në muajin tetor për shkaqe të njejta.