E shtunë, gusht 30, 2014 Kosova 20:15

Lajmet

Irani përshpejton pasurimin bërthamor

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Diplomatë perëndimor kanë thënë se Irani synon të rrisë shpejtësinë e programit të tij për pasurim të uraniumit.

Diplomatët kanë thënë për Associated Press dhe Reuters të enjten se Teherani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore se ka në plan të instalojnë mijëra centrifuga të uraniumit në uzinën më moderne të saj bërthamore në Natanz.

Kjo mund ti mundësojë Iranit që të përsosë uraniumin, dy ose tre herë më shpejt se sa është aktualisht e mundshme.

Ky veprim, gjithashtu do të nxjerrë në pah kundërshtimet e Teheranit në ballafaqim me kërkesat ndërkombëtare për të pezulluar të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

Diplomatët perëndimorë, kanë thënë në kushte anonimiteti se Irani me anë të një letre të datës 23 janar, kishte njoftuar IAEA-në, agjencinë e OKB-së për monitorim bërthamor lidhur me planet e tyre.