E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 04:43

Lajmet

Flasin për “trafikimin e organeve në Kosovë”

Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.
x
Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.
Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.
Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, ka biseduar të enjten me shefin e ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.

“Vukçeviq dhe Williamson kanë shkëmbyer informatat dhe njohuritë, te të cilat kanë ardhur gjatë marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Beograd, raportojnë mediat atje.

Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë të ditura.

Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.