Ndërlidhjet

Hospitalizohet njëra anëtare e Pussy Riot


Nadezhda Tolokonnikova - djathtas
Nadezhda Tolokonnikova - djathtas
Nadezhda Tolokonnikova, anëtarja e burgosur e grupit rus “Pussy Riot” është transferuar në spitalin e burgut.

Anëtarja tjetër e grupit, Yekaterina Samutsevich, i ka thënë kanalit kabllor Dozhd se Tolokonnikova ka vuajtur nga dhimbjet e kokës dhe lodhja për disa muaj.

Samutsevich ka thënë se problemet shëndetësore janë rezultat i punës së tepërt në burg.

Ndërkaq, zëdhënsi i Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi e ka përshkruar gjendjen e Tolokonnikovës si “asgjë serioze”.

Tri anëtaret e grupt “Pussy Riot”, Tolokonnikova, Samutsevich dhe Maria Alyokhina janë arrestuar në shkurt të vitit 2012 për një performancë kundër presidentit Vladimir Putin në katedralen më të madhe të Moskës.

Të tria ato janë dënuar për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Alyokhina dhe Tolokonnikova janë duke vuajtur dënimin prej dy vjetësh burgim, ndërsa Samutsevich është liruar me kusht.
XS
SM
MD
LG