E premte, prill 25, 2014 Kosova 00:29

Lajmet

Protestë kundër përmendores serbe në Lluçan

Pamje nga protesta e 21 janarit në Preshevë, kundër largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga ky vend. Pamje nga protesta e 21 janarit në Preshevë, kundër largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga ky vend.
x
Pamje nga protesta e 21 janarit në Preshevë, kundër largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga ky vend.
Pamje nga protesta e 21 janarit në Preshevë, kundër largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga ky vend.
Madhësia e shkronjave - +
Përfaqësuesit e partive shqiptare të Luginës së Preshevës kanë organizuar për sot protestë në Bujanoc, me moton “Së bashku kundër përmendores së xhandarmërisë serbe në Lluçan”.

Siç raportojnë mediat serbe, protesta do të nisë në orën 13:00.

Lluçani është fshat i banuar me shumicë shqiptare, ndërsa përmendorja u përket pjesëtarëve të vrarë të xhandarmërisë serbe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Protesta ndodh gati dy javë pas largimit nga Presheva të lapidarit të UÇPMB-së, nga ana e xhandërmirëse serbe.

Aksioni ishte zhvilluar me urdhër të Qeverisë në Beograd.

Largimi i lapidarit ka nxitur protesta në Preshevë dhe në Prishtinë, si dhe reagimin e autoriteteve në Luginë, Kosovë dhe Shqipëri.