E hënë, maj 25, 2015 Kosova 01:12

Lajmet

Davutoglu në Beograd, flet edhe për Kosovën

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
x
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mërkiq.

Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbe Davutoglun.

Kryediploamti turk do të takojë edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.