E premte, maj 22, 2015 Kosova 16:32

Lajmet

Në Shqipëri "mungon kultura e kompromisit"

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
x
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, në një mesazh të postuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit", ka shkruar Fuele.

Ai pritet të qëndrojë të hënën në Tiranë, ku do të takojë kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist, Edi Rama.

Vizita e tij është parë si përpjekje për të ofruar një rrugëzgjidhje për miratimin në Parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga BE-ja, si kusht që Shqipëria të marrë statusin kandidat.

Opozita kundërshton miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me reformën parlamentare, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe në atë të nëpunësit civil, duke thënë se fillimisht kërkon zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit.

Opozitarët pretendojnë se shumica ka uzurpuar drejtimin e këtij qarku.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.