E dielë, janar 25, 2015 Kosova 23:19

Lajmet

Hoxhaj dënon sulmin në Ankara

Ankara, 1 shkurt 2013.Ankara, 1 shkurt 2013.
x
Ankara, 1 shkurt 2013.
Ankara, 1 shkurt 2013.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin me mjete shpërthyese në hyrje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ankara.

Ai ka shprehur "pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë lajm, duke theksuar solidaritetin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës me popullin dhe autoritetet amerikane dhe ato turke, si dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi vdekjeprurës".

Hoxhaj ka shprehur besimin se kryerësit e sulmit do të gjenden dhe do të marrin ndëshkimin e merituar.

Sulmi vetëvrasës në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin dhe një punonjës turk të ambasadës.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015