E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 10:33

Lajmet

Hollande të shtunën në Mali

Presidenti i Francës, Francois Hollande.Presidenti i Francës, Francois Hollande.
x
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të vizitojë nesër Malin.

Zyra e tij ka bërë të ditur se Hollande do të qëndrojë në kryeqytetin Bamako, ku do të takojë presidentin e përkohshëm, Dioncounda Traore.

Ai do të shoqërohet nga tre ministra të kabinetit, përfshirë ministrin e Jashtëm, Lauren Fabius, atë të Mbrojtjes, Jean-Ybes Drian, dhe të Zhvillimit, Pascal Canin.

Rebelët islamikë kanë pushtuar shumicën e pjesës veriore të Malit në muajin prill, duke pasuar grusht-shtetin në Bamako.

Franca – ish-fuqi koloniale e vendit afrikan – ka nisur ofensivën ushtarake pak javë më parë, për të ndaluar islamistët nga avancimi në jug.

Ajo ka arritur të rimarrë nga militantët kontrollin e pothuajse të gjitha qyteteve.