E mërkurë, shtator 24, 2014 Kosova 02:24

Lajmet

Gjermania i bënë thirrje Evropës që ta stabilizojë Mali-n

Germani -- Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Minister Thomas, gjatë hapjes së Konferencës të Mynihut për Siguri Ndërkombëtare Defense Germani -- Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Minister Thomas, gjatë hapjes së Konferencës të Mynihut për Siguri Ndërkombëtare Defense
x
Germani -- Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Minister Thomas, gjatë hapjes së Konferencës të Mynihut për Siguri Ndërkombëtare Defense
Germani -- Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Minister Thomas, gjatë hapjes së Konferencës të Mynihut për Siguri Ndërkombëtare Defense
Gjermania bënë të ditur se Evropa duhet të luaj një rol kyç në stabilizimin e Malit.
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanis Thomas de Maiziere gjatë një fjalimi të bërë të premtën në konferencën për siguri ndërkombëtare në Mynih ka thënë se intervenimi i Francës për të larguar militantët islamik në Mali ishte “i drejtë”.

Por, De Maiziere tha se vetëm intervenimi ushtarak nuk do të stabilizojë vendin dhe se ka nevojë për ndihma në rindërtim dhe për një mision humanitar.

Ai këto komente i bëri në takimin e top diplomatëve dhe ministriave të mbrojtjes nga BE, SHBA, Rusia dhe shtete tjera që po mbahet në kuadër të Konferencës së Mynihut për Siguri i cili do të vazhdojë deri të shtunën.

Çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë konferencë janë konflikti në Siri dhe në Mali si dhe kriza bërthamore e Iranit.