Ndërlidhjet

Hoxhaj: Njoha e Kosovës nga Libia – çështje kohe


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Libia ka qëndrim pozitiv ndaj shtetit të pavarur të Kosovës dhe se njohja nga Libia është vetëm çështje kohe.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit me ministrin për bashkëpunim ndërkombëtar të Libisë, Mohamed Abdulaziz, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

“Populli i Kosovës ka luftuar për aspirata të njejta, dinjitet njerëzor, drejtësi, liri dhe pavarësi politike, sikurse Libia, dhe shumë vende arabe, kundër regjimeve diktatoriale”, ka thënë zoti Hoxhaj, gjatë takimit me zyrtarin e lartë të Libisë, dhe shtoi se “ne jemi të interesuar që të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të lëvizim drejt bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës me Libinë”.
XS
SM
MD
LG