Ndërlidhjet

Spanjë: Rajoy nuk pranon keqbërjen në skandalin e korrupsionit


Mariano Rajoy
Mariano Rajoy
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, e ka hedhur poshtë keqbërjen në skandalin e korrupsionit, që e ka dëmtuar rëndë Partinë Popullore të tij.

Ai tha se nuk ka pranuar pagesa sekrete nga arka partiake dhe fondet, që janë mbledhur nga bizneset.

Ai ka premtuar zbulimin publik të të ardhurave të ti, të fondeve, dhe deklaratat e tatimit, për të treguar se nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë.

Skena politike spanjolle është lëkundur nga raportet e mediave për librat sekrete, që tregojnë pagesa nga fondi me donacione nga ekzekutivët e industrisë ndërtimore.

Dje, në qytetet e mëdha, siç janë Madridi dhe Barcelona, janë mbajtur protesta masive antiqeveri lidhur me skandalin e korrupsionit.

Agjencia AP ka raportuar për përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve në kryeqytetin Madrid.

Qeveria e kryeministrit Rajoy ka imponuar masa të kursimeve, me qëllim që ta ripërtrijë ekonominë në Spanjë, ku papunësia është afro 25%.
XS
SM
MD
LG