E enjte, shtator 18, 2014 Kosova 19:44

Lajmet

Munih: Hoxhaj kërkon njohje nga Iraku

Enver Hoxha (majtas) dhe Hoshyar ZebariEnver Hoxha (majtas) dhe Hoshyar Zebari
x
Enver Hoxha (majtas) dhe Hoshyar Zebari
Enver Hoxha (majtas) dhe Hoshyar Zebari
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, që Iraku ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Njohja nga Iraku do të ishte edhe një mirënjohje për dhjetëra mijëra viktima të luftës në Kosovë, që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, tha Hoxhaj, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë takimit në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, ministri Zebari vlerësoi se “ju po bëni një progres të madh në procesin e njohjeve”.

Ai ka shprehur mbështetjen e Irakut për Kosovën e pavarur, duke vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.