E premte, prill 25, 2014 Kosova 09:46

Lajmet

Afganistan: Protesta të pakufizuara kundër vrasjes së fëmijës

Qindra njerëz demonstrojnë në Herat kundër vrasjes së djaloshit tetëvjeçar Ali Sina                    Qindra njerëz demonstrojnë në Herat kundër vrasjes së djaloshit tetëvjeçar Ali Sina
x
Qindra njerëz demonstrojnë në Herat kundër vrasjes së djaloshit tetëvjeçar Ali Sina
Qindra njerëz demonstrojnë në Herat kundër vrasjes së djaloshit tetëvjeçar Ali Sina
Madhësia e shkronjave - +
Sindikatat dhe bizneset në qytetin perëndimor Herat  në Afganistan, janë zotuar për të protestuar pakufizim, derisa autoritetet t’i arrestojnë vrasësit e djalit të një biznesmeni.

Sot, qindra vetë kanë marrë pjesë në varrimin e djaloshit tetëvjeçar, Ali Sina, i cili ishte vrarë të enjten, një muaj pasi ishte rrëmbyer.

Fabrikat në Herat ishin ndalur për tri ditë në shenjë të solidaritetit me familjen e fëmijës.

Një i afërm i viktimës tha se rrëmbyesit kishin kërkuar 400 mijë dollarë amerikanë për lirimin e djaloshit Ali Sina, por ai ishte vrarë, megjithqë familja i kishte paguar 95 mijë dollarë amerikanë.

Zyrtari i lartë i policisë në Herat, Abdul Hamid Hamidy, tha se tashmë policia i ka arrestuar disa të dyshuar.

Qyteti Herat është qendër kryesore tregtare dhe është afër kufirit me Iranin dhe Turkmeninë.

Tregtarët lokalë kanë protestuar kundër rritjes së krimit, që zakonisht në shënjestër i ka anëtarët e familjeve të tyre.