E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 14:10

Lajmet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – katër të vrarë

Gërmadhat në qytetin Taji në Irak pas një sulmi të mëparshëm Gërmadhat në qytetin Taji në Irak pas një sulmi të mëparshëm
x
Gërmadhat në qytetin Taji në Irak pas një sulmi të mëparshëm
Gërmadhat në qytetin Taji në Irak pas një sulmi të mëparshëm
Nga një sulm vetëvrasës kundër pjesëtarëve të një grupi sunit, që mbështetet nga qeveria e Irakut, në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad, ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

Zyrtarë mjekësorë dhe policorë thanë se janë vrarë së paku katër vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Sulmi i sotëm ndodhi afër stacionit të policisë në qyetetin Taji, derisa njerëzit ishin mbledhur për t’i marrë rrogat e tyre.

Gjatë javëve të fundit në Irak është shtuar dhuna për shkak të tensioneve ndërmjet pakicës myslimane sunite dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Mijëra sunitë për disa javë kanë protestuar kundër kryeministrit Nuri al-Maliki, pjesëtar shiit, duke e akuzuar për persekutim të sunitëve.