Ndërlidhjet

Iran: Kërcënim ndaj Izraelit për sulmin në Siri


Takimi Bashar al-Assad - Said Jalili në Damask
Takimi Bashar al-Assad - Said Jalili në Damask
Zyrtari i lartë iranian, Said Jalili, thotë se Izraeli do të pendohet për “agresionin e fundit” kundër Sirisë.

Këto komente zoti Jalili, që është kryesues i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Iranit, i ka bërë sot gjatë vizitës në Damask.

Kjo deklaratë u bë një ditë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, e konfirmoi se aeroplanët ushtarak izraelitë e kanë kryer sulmin ajror në Siri, javën e kaluar, duke thënë se ishte “një tjetër provë se kur ne themi diçka, kjo nënkupton se do ta bëjmë”.

Zyrtarët amerikanë patën thënë se sulmi ajror i së mërkurës për cak e kishte një kovoj me armatim afër kufirit Siri-Liban.

Siria thotë se cak i sulmit ishte një bazë kërkimore ushtarake afër kryeqytetit Damask.

Gjatë takimit me zyrtarin iranian, Said Jalili, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka akuzuar Izraelin për përpjekje për destabilizim të Sirisë. Irani është aleati kryesor i Sirisë në rajon.
XS
SM
MD
LG