E enjte, prill 24, 2014 Kosova 11:23

Lajmet

Prokuroria urdhëron arrestime për vrasjen e Hamdi Sopes

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Madhësia e shkronjave - +
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar sot raportin e hartuar me rastin e autopsisë së kufomës së të ndjerit Hamdi Sopa, si dhe ka kërkuar arrestimin e të dyshuarve për këtë rast.

Me anë të një komunikate për media Prokuroria Themelore ka njoftuar se në bazë të raportit të pranuar, konstatohet se viktima është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prkouroria Themelore, duke shtuar se prokurori i ngarkuar me rastin Blerim Isufaj, ka marr vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë  prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Në këtë komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshojë urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Zyrtarë të prokurorisë kanë përgënjeshtruar informatën e publikar së fundmi nga disa media se ekziston viedoincizim që ka të bëjë me rastin.

Ndërkohë, Prokuroria u ka bërë thirrje opinionit publik, se në rast se dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzoj personave kompetent të këtij organi.