E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 06:21

Lajmet

Ahmadinejadi i gatshëm të bëhet astronauti i parë i Iranit

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad
x
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad ka thënë se, dëshiron të bëhet astronauti i parë i shtetit të tij. Në një deklaratë të bërë të hënën, Ahmadinejad thotë, “Unë jam gati të sakrifikoj vetën dhe të bëhem iraniani i parë që fluturon në hapësirë”.

Javën e kaluar Irani ka dërguar raketën e parë në hapësirë ku ishte i vendosur një majmun dhe i cili është kthyer më pas i sigurtë në tokë. Irani e ka quajtur këtë si një hap të suksesshëm drejtë programit të tyre për fluturime në hapësirë. 

Në vitin 2010, Irani kishte dërguar një raketë e cila në ekuipazhin e saj barte një mijë, një breshkë dhe disa krimba.

Mandati i dytë dhe i fundit i Ahmadinejadit si president i shtetit, do të përfundojë në qershor të këtij viti.

Shkenctarë iranian dhe vetë Ahmadinejadi kanë thënë se fluturimi i këtij të fundit nuk mund të bëhet të paktën edhe 4 vite.