E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 13:14

Lajmet

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar incidentet e fundit në veri

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, përmes një komunikate për media ka dënuar incidentin në veri të Mitrovicës në të cilin një sulmues hodhi një granatë dore në një shtëpi ku u lënduan dy fëmijë.

“Një numër incidentesh shqetësuese të sigurisë kanë prekur banorët në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. Akti i fundit la të plagosur një djalë trevjeçar dhe një vajze nëntë vjeçare, gjë që është tërësisht e papranueshme”, ka thënë Schlumberger, i cili gjendet në Vjenë për raportimin e tij rregullt para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit të bëjnë hetimet të plota për këtë dhe aktet tjera të dhunës së ditëve të fundit, si dhe t’i sjellin aktorët para drejtësisë.