E premte, gusht 29, 2014 Kosova 07:14

Lajmet

Jahjaga: Takim konstruktiv

Atifete Jahjaga dhe Tomisllav NikolliqAtifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq
x
Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq
Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të parë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq e ka quajtur atë një takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve mes dy vendeve. 

“Ishte takimi i parë në nivel presidentësh të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë si shtete te pavarura e sovrane, të pranuara si subjekte ndërkombëtare. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe i dhamë mbështetje të përgjithshme të normalizmit të marrëdhënieve  me shtete e tona, që është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve tanë, në funksion të paqes dhe stabilizmit në rajon dhe rrugës drejt BE-së. I dhamë mbështetje procesit të dialogut të kryeministrave që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve në funksion të normalizimit”, u shpreh Jahjaga në jë intervistë për RTK-në.

Presidentja Jahjaga ka thënë se takimi i kontribuon fqinjësisë së mirë.

Ajo ka këmbënglur sërish se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asnjë status tjetër, pos atij që përcaktohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja kosovare ka thënë se nuk ka alternativë tjetër, dhe se propozimi për ndonjë autonomi eventuale për veriun do të bënte që serbët nga pjesët tjera të Kosovës të shpërnguleshin për në veri.

Jahjaga ka thënë se do të ketë vend edhe për takime të tjera me homologun e saj serb.