E martë, shtator 23, 2014 Kosova 10:20

Lajmet

Kryeministri tunizian kërkon qeveri teknokrate

Tunizi, protesta pas vrasjes se udheheqesit te opozites...Tunizi, protesta pas vrasjes se udheheqesit te opozites...
x
Tunizi, protesta pas vrasjes se udheheqesit te opozites...
Tunizi, protesta pas vrasjes se udheheqesit te opozites...
Kryeministri tunizian Hamadi Jebali tha të mërkurën se do të formojë një qeveri të teknokratëve pa përkatësi politike.

Ai bëri këtë njoftim pas vrasjes së udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid, vrasje kjo që shkaktoi protesta të dhunshme.

“Unë kam vendosur të formojë një qeveri të shtetasve kompetentë pa përkatësi politike, e cila do të ketë një mandat të kufizuar për menaxhimin e punëve të vendit deri sa të mbahen zgjedhjet, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Jebali në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Chokri Belaid, kreu i Partisë së Bashkuar Demokratike është qëlluar derisa po largohej nga shtëpia e tij në Tunis, dhe më pas vdiq në spital.

I ndjeri Belaid ishte kritik ndaj partisë së moderuar islamike Ennahda, e cila e dominon qeverinë e këtij vendi.