Ndërlidhjet

Ishujt kontestues: Japonia do traktat paqeje me Rusinë


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se favorizon “zgjidhje të pranueshme” të kontestit territorial me Rusinë dhe nënshkrimin e një traktati të vonuar të paqes.

Trupat sovjetike kanë pushtuar Ishujt Kurile nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke dëbuar edhe banorët japonezë.

Ishujt, që në Japoni njihen si Territore Veriore, janë populluar më vonë nga rusët.

Abe u ka thënë banorëve të dikurshën të ishujve dhe pasardhësve të tyre në Tokio se është i gatshëm të bëjë gjithçka të mundur për të arritur marrëveshje paqeje me Rusinë.

Ai ka thënë se i ka shprehur këtë qëndrim edhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG