E premte, tetor 31, 2014 Kosova 08:41

Lajmet

Japonezët akuzojnë Rusinë se ja ka shfrytëzuar hapësirën ajrore

Japan --  Aeroplani ushtarak rus SU-27 në hapësirën ajrore të Japonisë 07 shkurt 2013Japan -- Aeroplani ushtarak rus SU-27 në hapësirën ajrore të Japonisë 07 shkurt 2013
x
Japan --  Aeroplani ushtarak rus SU-27 në hapësirën ajrore të Japonisë 07 shkurt 2013
Japan -- Aeroplani ushtarak rus SU-27 në hapësirën ajrore të Japonisë 07 shkurt 2013
Autoritetet japoneze thonë se dy aeroplan luftarak kanë hyrë brenda hapësirës ajrore të Japonisë gjatë ditës së enjte. Kjo kishte ndodhur vetëm pak orë pasi që kryeministri japonez Shinzo Abe tha se është pro gjetjes së “një zgjedhje reciprokisht të pranueshme” për problemet territoriale me Rusinë.

Ministri i Mbrojtjes së Japonisë tha se Tokio i ka përgatitur aeroplanët e vet si kundërprëgjigje ndaj veprimit rus në brigjet e ishullit verior të Hokkaidos.

Ministri i Brendshmë ka paraqitur një protestë formale ndaj Moksës zyrtare. Zëdhënësi i Ushtrisë së Rusisë ka mohuar deklaratat e zyrtarëve japonez.

Gjatë mëngjesit të së enjtes, Abe tha se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka “ që të nënshkruaj një marrëveshje paqeje me Rusinë, pas zgjidhjes së çështjes së Territorit Verior” – ishuj këto të marra nga sovjetikët pas Luftës së Dytë Botërore.

Rusia dhe Japonia ende nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje paqeje që nga përfundimi zyrtar i Luftës së Dytë Botërore.