Ndërlidhjet

Shtyhet fjalimi i presidentit gjeorgjian


Presidenti i Gjerogjisë, Mikheil Saakashvili
Presidenti i Gjerogjisë, Mikheil Saakashvili
Shumica në parlamentin e Gjeorgjisë kanë votuar për shtyrjen e fjalimit vjetor të Presidentit Mikheil Saakashvili drejtuar ligjvënësve, që ka qenë i planifikuar të mbahet të premten.

Kryetari i parlamentit David Usupashvili u tha gazetarëve të enjten se fjalimi është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të debateve të vazhdueshme mbi ndryshimet kushtetuese që do të kufizojnë të drejtën presidenciale për të shpërndarë qeverinë pa miratimin parlamentar.

Usupashvili theksoi se një datë e re për fjalimin në parlament mund të jepet vetëm pasi ligjvënësit të arrijnë marrëveshje mbi këtë çështje.

Shumica në parlament është e përfaqësuar nga anëtarët e koalicionit të udhëhequr nga koalicioni “Ëndrra Gjeorgjiane” i udhëhequr nga rivali i Saakashvilit, kryeministri Bidzina Ivanishvili.

Partia Lëvizja e Bashkuar e Kombëtare e Saakashvilit u shëndrrua në një pakicë në parlament pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.
XS
SM
MD
LG