E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 10:56

Lajmet

Opozita kritike ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Partitë opozitare në Kosovë, kanë kritikuar vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)  për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për indiferencë lidhur me këtë hap të ndërmarr nga KEK-u.
Në një konferencë për media, zyrtar të LDK-së kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me ngritjen e faturave të energjisë elektktirke për muajin janar.

Ata kanë konstatuar se, faturat e rrymës e muajit janar, janë dy deri në tre herë më të mëdha se në muajit paraprak.
Sipas tyre, një familje kosovare e cila ka rreth 300 euro të hyra në muaj, nuk mund të përballojnë një shumë të aq të lartë të detyrimeve për energji elektrike.
“Në muajin janar, KEK-u do ju marrë gjysmën e këtyre të ardhurave, pasi shumica e faturave janë rreth 150 euro”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga LDK.
Ata kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se me anë të shtretjtimit të këtyre faturave, po mundohen që të mbulojnë deficitin buxhetor. 

“Në letrën dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është nënshkruar nga Kryeministri Thaçi, bëhet e qartë se do të kërkohet rritja çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor. Prandaj, Qeveria ka nxitur rritjen e çmimit të energjisë për 9 për qind vitin e kaluar si masë për zvogëlimin e shpenzimeve publike”, thonë zyrtarë të kësaj partie.

Ata, gjithashtu kanë kritikuar KEK-un për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve. Sipas tyre, kjo koroporatë ëshë institucioni publik me vlerën më të madhe të tenderëve, ku një numër i madh i të cilëve, sipas zyrtarve të kësaj partie, janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, që tregon qartë për keqpërdorime.

Edhe zyrtar të VV-së kanë qenë mjaftë kritik lidhur me këtë veprim të KEK-ut.
Visar Ymeri me anë të një letre publike, ka thënë se deputet të kësaj partie disa herë e kanë ngritur zërin rreth veprimeve të fundit në sektorin e energjisë, posaçërisht duke kundërshtuar privatizimin e distribucionit.

Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmarrin disa iniciativa për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të brengosur nga trendet e fundit në lidhje me çmimet dhe faturat. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga qytetarët që të tregojnë lidhur me çmimin e faturave për pesë vitet e fundit, rritjet e tyre gjatë këtij viti dhe ti dërgojnë ato në adresë të Vetëvendosjes.

Rritja e çmimeve të faturave të energjisë elektrike për muajin janar, ka ngjallur shumë reagime tek qytetarët e Kosovës. Kjo vërehet edhe në bazë të pakënaqësive që ata i kanë shprehur në forma të ndryshme.