Ndërlidhjet

Tahiri takohet me Gentilinin


Zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh Udhëheqësja e Dialogut Teknik Edita Tahiri po qëndron në Bruksel ku është takuar me Frenando Gentilini Drejtor për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së.

Në këtë takim, Tahiri ka biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e zëvedëskryeministres Tahiri.

Zbatimi e Marrëveshjes për Bashkëpunimin rajonal - IBM-in, Marrëveshja e Doganave, Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, dhe çështjea e tarifave të sigurimeve të automjeteve, si dhe Marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave universitare, ishin temat kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Në këtë komunikatë shkruhet se, gjatë bisedës Tahiri informoi Gentilinin lidhur me angazhimet e Qeverise së Republikës së Kosovës në zbatimin e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, dhe kërkoi nga BE-ja si ndërmjetëse e dialogut të rris presionin ndaj palës serbe që marrëveshjet të zbatohen në plotësisht si dhe të mos lejohen zvarritjet e mëtejme nga ana e Beogradit.

Ndërsa, Gentilini është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtari evropian ka thënë se, “BE do të jetë shumë e angazhuar në lehtësimin dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjeve”.
XS
SM
MD
LG